

Tiranë, 4 Prill, 2012 NOA- Të nderuar lexues kjo është një pasqyrë e faqeve të para për disa nga gazetat kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 4 prill 2012.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Grabitësin e bankave, e denoncoi ish-bashkëshortja”.
Disa tituj të tjerë janë; “Në kërkim të ilaçit që të mban gjallë”.
“Të bëjmë ligjin e kufirit, Greqia po dhunon peshkatarët”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Bllokimi i mandatit, debat në Grupin e PS”.
Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohet dokumenti, Imami shmang Topin dhe shkel Kushtetutën për emërimet në ushtri”.
“Pronari i shtëpisë: Viktor Gushi luante loto gjithë kohën”.
Gazeta “Zbulohet godina, selia e partisë së Topit përballë PD, gati programi dhe spoti”.
Tituj të tjerë janë; “Abuzimet në drejtësi, 8 gjyqtarët që rrezikojnë masa dhe shkarkime nga KLD”.
“Replika me Ruçin për Presidencën, Topalli: Do jem në parlament deri në 2013”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Rama: Mos na vidhni "Seserin". Parlamenti: Rama, je qesharak”.
Disa tituj të tjerë janë; “Noka: Tuneli Tiranë-Elbasan, i hapur brenda vitit”.
“Gushi rrëfen krim tjetër, shtypi një burrë me makinë se e shau”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Duhet një president me duar të pastra”.
Disa tituj të tjerë janë; “Edison Konomi: Unë deputeti legjitim, ky është skandal”.
“Berisha, vizitë në Turqi për tre marrëveshje”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al., mund të abonoheni duke na shkruar te [email protected].
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





