

Ermali dhe Gentiana qëndrojnë afër njëri-tjetrit në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Duket se Ermali e ka të nevojshme që të flasë me dikë lidhur me marrëdhënien e tij me Françeskën dhe vështirësitë që ndien herë pas here. Ai ndihet i mërzitur nga disa sjellje të Françeskës, që gjithmonë e më shumë po e lodhin. “Ajo duhet ta kuptojë që unë nuk jam tabelë qitjeje se edhe unë kam nevojë për shfryrje nervash”, shprehet Ermali. Ai thotë se Françeska ka një avantazh, pasi të gjithë stresin e shkarkon tek ai, duke u lehtësuar vetë. “Shqetësohet e mërzitet kot për çdo gjë”, shprehet Ermali për Françeskën.
Gentiana e dëgjon Ermalin teksa flet për të dhe mbështet, duke i dhënë të drejtë atij. Ajo i kujton atij situata, duke i treguar që është faji i Françeskës në zënkat mes tyre.
Banorët në kuzhinë luajnë me lojën “Monopol”, duke komentuar e duke i kujtuar rregullat njëri-tjetrit. Edgari mërzitet me banorët, duke thënë se kjo lojë kërkon seriozitet dhe se ai këtë gjë nuk e gjen tek banorët.
Gjithçka ndodh tek Big Brother 5
Transmetim Live i Big Brother 5
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





