

VËZHGIM/ Kredi stimuluese për investime që reduktojnë konsumin e energjisë? Po ekzistojnë dhe në Shqipëri! Është trendi i bankave të gjelbra, të cilat financojnë dhe mbështesin investimet efikase, që ka nisur të aplikohet prej kohesh në Evropë. Agjencia NOA në këtë vëzhgim evidenton faktin se kjo risi është sjellë në vitin 2009 në vendin tonë nga ProCredit Bank
Gjithmonë e më tepër, sot po diskutohet për ngrohjen globale dhe për pasojat e saj në jetën tonë te përditshme dhe në atë të fëmijëve tanë. Përdorimi i energjisë ka ndikim në mjedis kështu që është i lidhur drejtpërdrejtë me ndryshimet klimatike.
Në Shqipëri si në mbarë botën kërkesa për energji është në rritje. Ndërsa rritja e furnizimit me energji është e kushtueshme dhe kërkon mjaft investime. Çmimet e energjisë dhe elektricitetit janë rritur dhe emetimi i CO2 (dyoksidi i karbonit) po ndikon në ngrohjen globale.
Ndryshimet e klimës për Shqipërinë parashikojnë rritjen e temperaturave, rënie të nivelit të reshjeve si dhe pakësim të burimeve ujore. Duke pasur parasysh këto pasoja mbetet një pyetje së cilës mundohemi t’i japim një përgjigje:
A ka mundësi të përmirësoj kushtet e jetesës apo kushtet e biznesit dhe në të njëjtën kohë të ruaj mjedisin? – Po, tashmë është e mundur.
ProCredit Bank mundëson për të gjithë shqiptarët, produktin e eficiencës së energjisë i cili përfshin edhe financimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme si të diellit, ujit, biomasës, etj.
Duke konsideruar rëndësinë e veçantë të përdorimit efikas të energjisë dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e mjedisit, Banka ProCredit ka ofruar një produkt të dedikuar, Kredinë për Eficiencën e Energjisë. Kredia “Eficienca e Energjisë” ose ndryshe EE është financimi i investimeve në ambientet e biznesit dhe në banesa të cilat sjellin përdorim eficient të energjisë.
Por kush janë përfitimet e këtyre investimeve për individët dhe për bizneset?
Përfitimet për individët:
Individët ulin shpenzimet mujore të energjisë dhe përmirësojnë standardet e tyre të jetesës. P.sh, një sistem ngrohje efikas në një shtëpi të izoluar mirë, ul sasinë e energjisë së përdorur dhe në të njëjtën kohë përmirëson kualitetin e ajrit të brendshëm të ndërtesës. Në këtë mënyrë, kursimet e siguruara nga këto investime, individët mund ti përdorin për investime të tjera në banesa ose për edukimin e fëmijëve etj.
Përfitimet për bizneset:
Bizneset kanë mundësinë e uljes së shpenzimeve mujore pasi duke ulur konsumin e energjisë reduktohet fatura e energjisë elektrike.
Një përfitim tjetër dhe mjaft i rëndësishëm për bizneset është gjithashtu sigurimi i avantazhit konkurrues në treg (p.sh një kompani prodhimi nëse investon në linja te reja prodhimi, jo vetëm që do paguajë më pak faturën e energjisë elektrike por do të rrisë dhe produktivitetin si dhe cilësinë e produkteve të prodhuara). Në këtë mënyrë shton dhe pjesën e tregut dhe përfitueshmërinë e biznesit te tij/saj.
Gjithashtu bizneset që investojnë në produkte EKO përmirësojnë imazhin e biznesit të tyre si një biznes që investon në cilësi dhe kujdeset për ambientin.
Ndryshimi i klimës mund të jetë një problem i madh, por ka shume gjëra të vogla që mund të bëjmë së bashku për të ulur këtë efekt. Nëse do të përpiqemi, shumica prej nesh mund të bëjmë pjesën tonë për të reduktuar sasinë e gazeve sere që ne kemi në atmosferë.
ProCredit Bank dhe stafi i saj është njohur për angazhimin në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës. Banka beson se kredia Eficienca e Energjisë do të mundësojë dhe do të promovojë përdorimin më efiçent të energjisë që përdorin ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme si dhe individët privatë për të mirën e gjithë ekonomisë në Shqipëri.
Banka ka një trend gjithnjë në rritje të portofolit të kredive Eficienca e Energjisë.
ProCredit Bank është banka e parë dhe e vetmja në treg, që ofron dhe ekspertizën e financimit të teknologjive të reja në biznese, duke llogaritur për çdo klient, kursimet e përfituara të energjisë për çdo investim “Eficienca e Energjisë” që dëshiron të realizojë në të ardhmen.
ProCredit Bank ka dhënë shembullin e vet në drejtim të adoptimit të metodave bashkëkohore për kursimin e energjisë, duke investuar në ndërtimin e të parës Bankë të Gjelbër në Shqipëri. Me këtë investim banka vendos një shembull të shkëlqyer dhe konfirmon angazhimin e saj ndaj një përqasje që respekton mjedisin dhe përmirëson jetesën e individëve.
Më poshtë, gjeni një shembull kursimi të energjisë nëpërmjet investimit në një furrë buke duke investuar në një sistem furre të re për pjekje.
Investimi në një furrë buke Kapaciteti i furrës Orët e punës të planifikuara orë/ditë Kursimi vjetor në kwh (kilowat orë) Kursimi vjetor në lekë
Furrë e re eficente 25 kw 10 orë 22 564 kwh 281,377 lekë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





