Transmetuar më 04-04-2012, 00:20

Policia po përpiqet të investigojë mbi çdo element në hetimet mbi vdekjen e Whitney Houston tek dhoma e hotelit ku u gjet e pajetë. Sië raporton noa.al, bazuar në përshkimet e publikuara nga Tmz, në dhomën e hotelit ku artistja u nda nga jeta është gjendur një sasi kokaine.

Kjo ngjarje është bërë akoma dhe më misterioze sepse duket që dikush është përpjekur të zhdukë pluhurin e bardhë për të ndërlikuar hetimet dhe për të shmangur arritjen në gjurmët e shpërndarësit të drogës.

E megjithatë policia nuk i beson shumë kësaj hipoteze por, nga ana tjetër edhe pse janë skeptikë, hetuesit pranojnë se po synojnë të gjejnë personin i cili i ka siguruar kokainën këngëtares.

Autopsia, faktikisht, ka provuar se shkaku i vdekjes së këngëtares, ka qenë mbytja në vaskë dhe kjo pasi në ato momente zemra e saj filloi gradualisht të ngadalësonte rrahjet, sic thanë mjekët, si pasojë e përdorimit të kokainës.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit