Transmetuar më 03-04-2012, 17:48

Vlorë, 3 prill 2012, NOA – I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasjen atje, të një shtetasi rumun, është prangosur në zonën e Skelës, në qendër të qytetit të Vlorës, 25-vjeçari Erion Canaliaj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Uniformat blu të qytetit bregdetar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Arrezzo” duke arrestuar 25-vjeçarin Erion Mynyr Canaliaj, nga fshati Sevaster dhe banues në Vlorë.

Erion Canaliaj kërkohej nga Interpoli, pasi më 19.10.2010 në bashkëpunim me shtetasin Arbër Hoxha, i arrestuar dhe i gjykuar nga autoritetet Italiane ka vrarë me thikë një shtetas Rumun, dhe ka tentuar të vrasë një tjetër në zonën e Arrezzo, në Itali.

25-vjeçari Canaliaj ka kryer edhe vepra të tjera penale në territorin Italian si grabitje, armëmbajtje pa leje, vepra, për të cilat është dënuar me 30 vjet burg nga Gjykata e Arrezos në Itali, e cila ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi kundër tij.

Erion Canaliaj u kap nga në zonën e Skelës pas marrjes së informacioneve mbi vendndodhjen e tij.

Canaliaj pritet të ekstradohet përdrejt Italisë.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit