Transmetuar më 03-04-2012, 16:00

Tiranë, 3 prill 2012, NOA- Kryeprokurorja Ina Rama, priti në takim nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Republikës Italiane, Michele Vietti.

Gjatë këtij takimi zonja Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare duke e vënë theksin te angazhimi i këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.

Siç raporton noa.al, kryeprokurorja bëri edhe një panoramë të institucioneve të drejtësisë, mënyra si funksionojnë dhe ndërlidhen ato me njëra tjetrën, si dhe sfidat me të cilat ndeshet sot drejtësia shqiptare.

Nga ana e tij Vietti, vlerësoi rezultatet e Prokurorisë Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe theksoi se në këto beteja me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare, është e rëndësishme që të ruajë pavarësinë e saj.

Në vijim ai shprehu interesim për reformën në sistemin e drejtësisë dhe vlerësoi bashkëpunimin midis institucioneve të akuzës të dy vendeve.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit