Transmetuar më 03-04-2012, 12:28

Në burgjet e Greqisë gjenden aktualisht 2224 shtetas shqiptarë të cilët po vuajnë dënime nga një vit burgim deri ë burgim të përjetshëm. Shifra zyrtare është bërë publike për noa.al nga burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Nga shifrat e bëra publike rezulton se në Greqi momentalisht gjenden nëpër burgje 11 965 shtetas, ndër të cilët 7 500 janë emigrantë ose 60 për qind e totalit. Ndër ta 2224 janë shqiptarë, që zënë dhe numrin më të madh të të huajve të burgosur për vepra të ndryshme penale. Më tej vijnë pakistanezët, 407 të tillë, palestinezët, 400, irakenët, 398 të burgosur, 336 shtetas turq, 95 nga Bangladeshi, 93 nga Nigeria, 90 nga Siria dhe 70 nga Irani. Në shifra të papërfillshme gjenden edhe shtetas të burgosur që i përkasin shteteve të Bashkimit Evropian. Ndër shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në Greqi, pjesa më e madhe janë për trafiqe, mes tyre rëndojnë më shumë trafik i lëndëve narkotike, kryesisht marihuanë, por edhe droga të forta si heroinë dhe kokainë. Gjithashtu disa qindra shqiptarë vuajnë dënime për vrasje, plagosje në shkallë të ndryshme, grabitje me dhunë, vjedhje të pasurisë së tjetrit, krime pasioni dhe krime brenda familjes. n.s/e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit