Transmetuar më 03-04-2012, 08:32

Gjatë kohës që banorët debatojnë, Ermali del kundër Françeskës. Gjatë kohës që ajo debaton me banorë të tjerë, Ermali përpiqet që të ndërpresë debatin dhe kjo ka bërë që Françeskën t’i mbetet hatri me të, transmeton TCh.

Françeska dhe Ermali qëndrojnë pranë oxhakut dhe aty ndodhet edhe Erioni e Genta. Ermali vë re që gjatë bisedave Françeska qëndron e mërzitur. ai e pyet se përse është mërzitur dhe Françeska i përgjigjet se arsyeja e mërzitjes së saj është ai. Françeska thotë se ai po i kundërvihet asaj duke mbrojtur të tjerët. “Unë nuk të ndërhyj ty” i thotë Françeska Ermalit, ndërsa ai qesh.

Ermali i thotë Françeskës se ajo po sillet shumë keq duke debatuar dhe duke ngritur zërin në shtëpi, por Françeska i thotë se kështu dëshiron që të sillet. Ermali i thotë se një gjë të tillë ia kanë vënë në dukje edhe banorët e tjerë dhe Françeska i përgjigjet “normale, se po të ma thuash ti i pari, do ta thonë edhe ata”. Françeska është e nevrikosur dhe i kërkon Ermalit që të mos flasë më për këtë gjë sepse ajo do që të qetësohet, por reagimi i saj mërzit edhe Ermali.

Gjithçka ndodh tek Big Brother 5

Transmetim Live i Big Brother 5

 noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit