Transmetuar më 02-04-2012, 19:09
Një djalë i mitur është vrarë dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur duke përgjakur një party të organizuar mes gjimnazistësh. Gjithçka erdhi pasi adoleshentët u zemëruan shumë kur në kulmin e qejfit në party, u mbaroi birra. Ngjarja ka ndodhur në Dallas, Shtetet e Bashkuara, raporton noa.al. I vrari është një djalë 22 vjeçar, kurse shtatë të plagosurit, të gjithë të mitur. Në ngjarje u përdorën armë zjarri dhe thika. Gjithçka nisi kur një vajzë 15 vjeçare vendosi të festonte ditëlindjen dhe ftoi në party fëmijë të tjerë që njihet. Party u bë në shtëpinë e saj. Nisi mirë dhe bukur dhe vazhdoi kështu për nja dy tre orë, kur mbaroi birra. Dy grupe të miturish që gjendeshin në party filluan të zihen mes tyre për shkak se u kish mbaruar birra, bëri të ditur policia e Dallasit që shkoi në vendngjarje. Në katrahurën që nisi, u përdorën armë dhe thika e grushte. Si rezultat një djalë i ri gjeti vdekjen, tre të mitur u plagosën dhe mes tyre një 11 vjeçar, të qëlluar me armë zjarri, dy u plagosën me thika dhe dy të tjerë u rrahën me grushte dhe shkelma. Ditën e sotme, gjykata penale vendosi thellim hetimesh dhe masa sigurie për të dyshuarit e ngjarjes. e.t/noa.al

Një djalë i mitur është vrarë dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur duke përgjakur një party të organizuar mes gjimnazistësh. Gjithçka erdhi pasi adoleshentët u zemëruan shumë kur në kulmin e qejfit në party, u mbaroi birra.

Ngjarja ka ndodhur në Dallas, Shtetet e Bashkuara, raporton noa.al. I vrari është një djalë 22 vjeçar, kurse shtatë të plagosurit, të gjithë të mitur. Në ngjarje u përdorën armë zjarri dhe thika.

Gjithçka nisi kur një vajzë 15 vjeçare vendosi të festonte ditëlindjen dhe ftoi në party fëmijë të tjerë që njihet. Party u bë në shtëpinë e saj. Nisi mirë dhe bukur dhe vazhdoi kështu për nja dy tre orë, kur mbaroi birra.

Dy grupe të miturish që gjendeshin në party filluan të zihen mes tyre për shkak se u kish mbaruar birra, bëri të ditur policia e Dallasit që shkoi në vendngjarje.

Në katrahurën që nisi, u përdorën armë dhe thika e grushte. Si rezultat një djalë i ri gjeti vdekjen, tre të mitur u plagosën dhe mes tyre një 11 vjeçar, të qëlluar me armë zjarri, dy u plagosën me thika dhe dy të tjerë u rrahën me grushte dhe shkelma.

Ditën e sotme, gjykata penale vendosi thellim hetimesh dhe masa sigurie për të dyshuarit e ngjarjes.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit