Transmetuar më 02-04-2012, 16:46

Nuk ka pranuar që t’i japë punëdhënësit të saj fjalëkalimin e Facebook-ut dhe kjo, ka mjaftuar mesa duket që asaj t’i komunikohet menjëherë urdhri për pushim nga puna.

Kimberly Hester, mësohet të jetë emri i vajzës, që punoi si një mësuese në shkollën fillore të Cassopolis, në Michigan të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq, mediat vendase bëjnë me dije se Hester tani është duke kryer një betejë ligjore kundër shkollës që e pushoi atë nga puna, vetëm e veëm sepse ajo nuk i dha shefit të saj të drejtën që të kishte qasje në profilin e saj të rrjetit shoqëror, Facebook.

Gjithçka nisi pasi ajo kishte publikuar aty fotot e një kolegu të saj, me pantallonat e zbërthyera.

Një nga prindërit e nxënësve, i cili ishte një mik i Kimberly Hester në Facebook, i ka parë fotot e tilla dhe alarmoi shkollën.

Pak ditë më vonë, drejtori i kësaj shkolle, i ka kërkuar vajzës që t’i japë fjalëkalimin e saj të Facebook, në mënyrë që edhe ai të kishte qasje atje, por vajza e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë.

"Unë nuk bëra asgjë të gabuar dhe nuk e lë atë të hyjë në faqen time të Facebook-ut edhe tani. Unë nuk mendoj se është e drejtë të kërkohet një gjë të tillë", deklaroi ajo lidhur me një fakt të tillë.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit