Transmetuar më 02-04-2012, 15:26

Tiranë, 2 prill 2012, NOA – Kur ende nuk janë gjetur dy trupat e të rinjve të mbytur një ditë më parë në grykëderdhjen e lumit Ishëm në zonën e Durrësit, një djalë është mbytur pak minuta më parë në liqenin e Farkës, në të dalë të kryeqytetit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Forca të shumta policie, polumbarët dhe forcat speciale të RENEA-s kanë mbërritur pranë liqenit të Farkës dhe po nisin kërkimet për gjetjen e fëmijës.

Sipas policisë, fëmija 13-vjeçar, ishte duke u larë me shokët e tij në liqen nga ku nuk ka mundur dot të dalë gjallë.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet, por janë ende të paqarta rrethanat e mbytjes së 13-vjeçarit.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda 24 orësh, pasi dje dy të rinj, 24-vjeçari Ervis Salia dhe 21-vjeçari Elson Sinameti, kunetër me njëri tjetrin, humbën jetën të mbytur në ujërat e lumit Ishëm, në bregun e të cilit kishin dalë për të mbledhur kanaçe e bidonë plastikë për t’i nxjerrë në shitje.

Vijon…

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit