

Prishtinë, 2 prill 2012, NOA – Duke kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi tha se ato nuk do të lejohen, pasi janë të paligjshme.
“Zgjedhjet e organizuara nga Serbia janë zgjedhje të paligjshme. As nuk i mbështesim e as nuk i lejojmë”, u shpreh ministri Rexhepi për B92.
Ministri i Brendshëm i Kosovës dha edhe variantin se si mund të votojnë për zgjedhjet serbe shtetasit me dyshtetësi që jetojnë në Kosovë.
Sipas Rexhepit, serbët që jetojnë në Kosovë mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që nuk e prekin Kosovën përmes postës, ose përmes komunitetit ndërkombëtar, raportoi RTK.
mit/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





