Transmetuar më 02-04-2012, 09:51

Bruksel, 2 prill 2012 vAfro 500 aktivistë janë arrestuar gjatë një proteste kundër NATO-s, jashtë selisë së aleancës ushtarake në Bruksel.

Aktivistët kishin shpresuar të hynin në selinë e NATO-s dhe në mënyrë simbolike ta mbyllnin atë, por policia i bllokoi ata.

Policia tha se të arrestuarit do të liroheshin më vonë. Duke brohoritur “NATO, loja ka përfunduar”, protestuesit kanë kritikuar aksionin e NATO-s në Afganistan dhe Libi.

Ata, poashtu e kanë kritikuar planin e NATO-s për mburojnën raketore mbrotjëse, duke thënë se do ta lansoj garën globale të armatimit.

noa.al/rfe

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit