Transmetuar më 02-04-2012, 08:24

Çokollata gjigante e përgatitur me mjeshtëri nga Mirco Della Vechia është gati për të qenë pjesë e librit të famshëm të rekordeve Guinness.

Matja e saj është kryer në fshatin Bicocha të Milanos, ku një londinez i Guinness World Records ka certifikuar maksi-tavolinën e dimensioneve prej 18 metrash gjatësi dhe 2 gjerësi.

Ajo e ka kaluar rekordin precedent me tre metër më shumë.

Della Veçhia, është një përgatitës çokollatash 32 vjeçar që mban numrin më të madh të rekordeve Guinness në sektorin e pastiçerisë dhe çokollatave.

Mes rekordeve të shumta ja vlen të përmendet skulptura më e lartë ndonjëherë e krijuar me çokollatë e cila është e gjatë 8 metër dhe u realizua nën 2010.

Tashmë është tavolina gjigante prej çokollate e cila ka marrë rekordin e radhës dhe do të qëndrojë në ekspozitë deri më datë 6 prill.

Më datë shtatë ajo do të thyhet dhe do tu shpërndahet falas vizituesve të qendrës “Entertainment Center” në Milano.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit