Transmetuar më 01-04-2012, 18:23

Durrës, 1 prill 2012, NOA – Dy të rinj janë gjetur të mbytur pasditen e të dielës, në derdhjen e lumit Erzen, pranë fshatit Ishëm të qytetit të Durrësit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Korrespondenti i agjencisë noa.al duke iu referuar burimeve të Policisë së Durrësit bën me dije se dy djemtë e mbytur janë Ervis Salia 21 vjeç dhe Bledar Sinameti 24 vjeç.

Dy të rinjtë banorë në fshatin Ishëm, janë gjetur të mbytur në lumë nga banorët e zonës.

Sipas policisë, dy të rinjtë kanë qenë duke mbledhur bidona plastikë e materiale të tjera për të siguruar para nga shitja e tyre, por kanë rrëshkitur në lumë dhe janë marrë nga rrjedha e tij duke u mbytur.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Blutë e zonës dyshojnë se ngjarja është aksidentale, megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së dy të rinjve. Vijon…

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit