Transmetuar më 01-04-2012, 15:58

Tre vajza dhe tre djem kanë humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në një diskotekë e cila ndodhet në qytetin Novi Sad.

Viktimat siç raporton noa.al, janë Marina Anicic 25 vjeçe nga Curug, Tamara Miladinoviq 25 vjeçe nga Novi Sadi, Milena Dalmaci 25 vjeçe nga Futog, Zoran Ignjatovic 28 vjeç, i cili është shtetas i Bosnje Hercegovinës me banim në Novi Sad, Marko Pavlovic 29 vjeç nga Kragujevac dhe Renato Vukoviq 21 vjeç nga Kikinda.

Të rinjtë vdiqën në përpjekje për të shpëtuar, pas përfshirjes nga zjarri të një klubi nate në Novi Sad, në veri të Serbisë, dfiskotetkë që ju e shihni në këtë foto pas ngjarjes.

Nga të dhënat e para thuhet se zjarri. Zjarri ka rënë në orën 2 të natës dhe dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga probleme në instalimet elektrike brenda diskos ndodheshin rreth 350 persona.

Autoritet e Novi Sad kanë bërë të ditur se dita e sotme do të shpallet ditë zie.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç u ka shprehur ngushëllime për këtë tragjedi të afërmve të viktimave.

Autoritetet e rendit, kanë thënë se 350 persona, kryesisht të rinj, kanë qenë brenda, në kohën kur në klub ka shpërthyer zjarri. Zyrtarët thonë se vdekja e të rinjve mund të jetë shkaktuar nga paniku i madh për t’i shpëtuar flakëve dhe shtojnë se duhet të gjendet “shkaktari i zjarrit”.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit