Transmetuar më 01-04-2012, 13:56

Milano, 1 prill 2012 NOA – Një objekt misterioz është parë të lëvizë në qiellin e Milanos (Itali) natën e së shtunës. Disa dëshmitarë kanë në qiellin e Arese, në veri-perëndim të Milanos, një top të madh të gjelbër (si ai që shihni në foto).

Fenomeni i klasifikuar në mesin e të ashtuquajturve Unidentified Flying Object (UFO) është njohur si Green Fireball, i cili është parë për herë të parë në Meksikë në vitet ’40 dhe është përsëritur herë pas here nëpër botë.

Dyshohet se gjatë Luftës së Ftohtë janë krijuar eksperimentete misterioze sekrete bërthamore. Green Fireball vazhdojnë të përsëriten edhe pas përfundimit të tensionit, por ende nuk ka një shpjegim shkencor përfundimtar.

k.a./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit