Transmetuar më 01-04-2012, 13:55

Prishtinë, 1 prill 2012, NOA – Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate për media, ka dënuar fuqishëm "rrëmbimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe, z. Shukri Bunjaku dhe z. Sami Beqiri, të cilët po kryenin detyrën e tyre në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë".

"LDK-ja u bën thirrje institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e dy policëve të rrëmbyer dhe kthimin e tyre në Kosovë", thuhet në deklaratë. LDK-ja konsideron se aktet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, LDK-ja fton bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e botës demokratike, që t’i bëjnë trysni Beogradit zyrtar për ndaljen e provokimeve të tilla të rënda ndaj Kosovës, thuhet në deklaratën e këtij subjekti politik.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit