Transmetuar më 01-04-2012, 12:27

Vlorë, 1 prill 2012, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitje të kabllos së energjisë elektrike. Të arrestuarit janë; Sazan Osmen Ismaili, 20 vjeç 20 dhe Daniel Frederik Elmazi, 22 vjeç 22, të dy banues në fshatin Grabian.

Të rinjtë kanë grabitur kabllot e dy fshatrave duke shkaktuar jo vetëm dëm monetar, por edhe ndërprerjen e energjisë për banorët e fshatrave Grabian dhe Cërpat.

Fillimisht në datën 16 mars ata kanë grabitur kabllon në fshatin Grabian dhe në datën 29 mars kanë shkuar për të grabitur në fshatin Cërpat.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit