Transmetuar më 01-04-2012, 11:58

Prishtinë, 1 prill 2012, NOA – Taksisti prishtinas, Përparim Fazliu – Gushta, i cili i mban në veturë fotografitë e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, nuk është më në qarkullim. Persona të panjohur, të shtunën në mëngjes, ia vunë flakën makinës së tij. Për të, ky incident ka ndodhur për motive politike.

Fotografitë në taksinë e tij duket se kanë qenë dhe motivi i djegies. Taksistin që të gjithë e njohin me nofkën Gushta, u tmerrua nga ajo çfarë pa mëngjesin e së shtunës. Pak para se të zbardhte dita, makina me më cilën ai punonte si taksist iu dogj e tëra.

Të shtunën fytyra e tij nuk ishte e qeshur ashtu siç është zakonisht. Pamjen e makinës që po merrte flakë akoma i kishte para syve. Ishte ky incident nga i cili Gushta gati sa nuk pësoi infarkt. Kjo pasi me makinën e tij nga e cila nuk ka mbetur gjë pasi u dogj, Gushta mbante dy fëmijët dhe gruan e tij. Ky incident për Gushtën nuk është i rastësishëm. Sipas tij, makina nuk u dogj nga ndonjë defekt. Pasi këtij incidenti Gushta thotë se qëndrojnë motivet politike. Kjo pasi taksia e Gushtës nuk ishte taksi e zakonshme. E gjithë sipërfaqja e makinës së tij ishte e mbushur me fotografi të politikanëve dhe me porosi për tradhtarët e kombit.

Në makinën e tij qysh kaherë kanë zënë vend fotografitë e Fatmir Limës, Jakup Krasniqit e madje edhe të Ramush Haradinajt.

noa.al/Ekspress

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit