



Gazetari i përket një televizioni brazilian. Ai po mbulon një raport për TV ku punon, dhe sikundër shihni në videon e mëposhtme, raporton mbi një trup njeriu të qëlluar me armë zjarri në mes të rrugës.
Gazetari pohon se burri i plagosur, ka plagë të rënda. Kurse policia megjithëse prej minutash viktima gjendet aty, nuk vjen, raporton noa.al.
Befas, ndërsa gazetari raportonte në lidhje direkte, një mashkull afrohet tek personi i plagosur dhe e qëllon atë në kokë duke dashur ndoshta të vuloste kështu vdekjen. Qitjen e bëri nga fare afër.
Kalimtarët dhe njerëzit përreth herë afrohen dhe herë largohen.
Gazetari i cili gjendej vetëm pak metra larg trupit të shtrirë, u vu në panik. Ai vrapon dhe largohet disa metra bashkë me kameramanin që nuk e fik kamerën. Kur kthehet, ai bashkë me operatorin filmojnë të riun i cili nuk ka vdekur por është i tëri në gjak.
Policia ende nuk vjen dhe gazetari raporton i shokuar.
Më në fund një ambulancë vjen ta tërheqë për në spital, ku ndoshta do t’i shpëtohet jeta.
e.t/noa.al
Shënim: Pamjet në video janë të papërshtatshme për moshat e mitura.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





