Transmetuar më 30-03-2012, 18:31

Tiranë, 30 mars 2012, NOA- Kinematografi Saim Kokona ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 78 vjeçare si rrjedhojë e komplikacioneve shëndetësore.

Siç informon noa.al, kinematografi Saim Kokona, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër.

Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960.

Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.

Kinematografia

Shpella e pirateve – (1990)

Babai i studentit – (1988)

Shpresa – (1988)

Sinjali i dashurisë – (1988)

Eja! – (1987)

Fjalë pa fund – (1986)

Mondi dhe Diana – (1985)

Të mos heshtësh – (1985)

Taulanti kërkon një motër – (1984)

Apasionata – (1983)

Dritat e qytezës – (1983)

Njeriu i mirë – (1982)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Në prag të lirisë – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Balonat – (1979)

Radiostacioni – (1979)

Koncert në vitin 1936 – (1978)

Cirku në fshat – (1977)

Me studentët ushtarakë – (1977)

Shëmbja e idhujve – (1977)

Pylli i lirisë – (1976)

Beni ecën vetë – (1975)

Kursim, kursim, kursim – (1975)

Miq në festën tonë – (1974)

Shpërthimi – (1974)

Ata quheshin Arbër – (1973)

Brazdat – (1973)

Ndërgjegja – (1972)

Shkolla tingujt ngjyra – (1972)

Vështrim përmes mijëvjeçarëve – (1972)

Shkolla dhe rrugët e jetës – (1971)

Takim me artin revolucionar kinez – (1971)

Guximtarët – (1970)

Njësiti guerril – (1969)

Prita – (1968)

Në gjurmët partizane – (1967)

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)

Në rjedhën e jetës – (1965)

Takim me Arbreshët – (1965)

Qemal Stafa – (1964)

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit