Transmetuar më 30-03-2012, 14:25

New York, 30 mars 2012, NOA/ Beqir Sina- Radhë të gjata njerëzish numërohen për të blerë biletat e llotarisë Mega Milion.

Mega Milion llotari një nga lojrat e fatit më popullore në SHBA, sot ka arritur kulminacionin e saj, 540 milionë dollarë.

Të enjten dhe gjatë ditës së sotme njerëzit janë parë në pikat e shitjes në linja të gjata për një shans për të fituar çmim i parë, çmimin e madh ose si quhet ndryshe "jackpot" – një sasi parash kjo gjysmë miliardi dollarë që nxiti njerëzit të blejnë sa më shumë bileta llotarie dhe mund të rritet sa më shumë edhe shuma 540 milionë deri në mbrëmje kur edhe do të shuhet ankthi i "fituesit".

Një qytetar thotë se “Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz brenda një dyqani ku shiten biletat e lloatrisë”, tha Jessie Rae Vaglivielo. Të njëjtën gjë pohoi edhe një nëpunës i cli punon në një kryqëzim rrugësh  në Hallelujah Ave, në qytetin  Honey Lake, California, në afërsi të kufirit me Nevadën. "Kjo ishte dita e saj e pestë në punë, thotë nënpunësja dhe ajo nuk kishte kohë për të folur për gjë tjetër – "mbasi të gjithë njerëzit në qytet diskutonin shitjen e biletave dhe flisnin për radhë me qindra njerëz që ishin rreshtuar për të blerë biletat e llotarisë".

Vaglivielo qeshi kur u pyet nëse ajo ishte duke shkuar për të blerë një biletë. "Jo, unë nuk do të luajë sepse nuk dua t’a fitojë "llotarinë" sepse nuk e di se çfarë do të bëjë me kaq shumë para – duke qeshur ajo tha se "edhe mund të çmendem ose të shkatërrojë familjen time që e kam të mrekullueshme me këto para që kemi tani – nuk e di – nuk e di! thotë ajo dhe qesh",  duke shtuar ", por ka shumë njerëz këtu që shkojnë të provojnë fatin nuk janë të gjithë si unë dhe familja ime që mendojnë kështu."

Në një shitore pikëkarburanti dhe groceri 7-Eleven në Bronx, Leisa Aspes tha ajo ka blerë të pakten 1000 dollarë bileta gjatë orës së pikut të shitjes së tyre në mëngjes të enjten. Ajo e përshkroi bisedat në dyqan, si të gjallë, duke shpërthyer me ëndrrat e saj për të fituar, sot 540 milionë dollarë.

Shuma e  Mega Milion llotari erdhi këto javë duke u rritur mbasi deri tani askush nuk përputhet me të gjitha gjashtë numrat në barazim me numrat e goglave që dalin nga makina. Me një total prej 540 milionë kjo është llotaria më e madhe në historinë e kësaj llotarie në SHBA . Duke bërë llogarinë e fitimit heqjen e taksave dhe detyrimeve të tjera financiare pagesa në pare sa i takon fituesit është sipas llogaritjes në 389.800.000 dollarë dhe sipas zyrtarëve të llotarisë fituesit mund të i marrë këto para me pagesa në përpjestim për çdo vit deri në likujdim për 26 vjet.

Lloteria Miliona Mega është llotaria më e madhe dhe luhet në 42 shtetet, përfshirë Washington DC dhe Virgin Islands në SHBA.

Lojtarët duhet të paguajnë 1 dollarë për një roë (linjë) bilete dhe duhet të zgjedhën pesë numrat që fillojnë nga 1 deri në 56, plus një numër Mega nga 1 deri në 46 për të fituar çmim i parë.

Shanset për të fituar sipas specialistëve janë  1 në mesin e  176.000.000, milion njerëzve që e luajnë atë, sipas llogaritjes zyrtare të Mega Milion në internet.

Mega Milion çmim i parë dhe më i madh i fituar deri tani  ishte ai 390 milionë dollarë në mars të vitit 2007, kur çmimi ishte ndarë midis dy biletave të shitura njëra në Georgia dhe njëra në një dyqan në New Jersey.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit