Transmetuar më 30-03-2012, 10:56

Tiranë, 30 mars 2012, NOA – Autori i vrasjes së arkëtares dhe plagosjes së rojes së bankës në Tiranë, Viktor Gushi është personi që ka kryer 15 vepra të tjera penale në kryeqytet në harkun kohor të 4 viteve. Policia e Tiranës dha detaje të reja sot në lidhje me aktivitetin kriminal të Gushit.

Pas ngjarjes së ndodhur në sheshin “Shtraus”, policia ka arritur brenda 48 orëve të identifikojnë dhe arrestojë vrasësin e arkëtares së bankës Leonora Kaloci si dhe plagosjen e rojes së bankës Skënder Elmazi.

Në momentin e kapjes në flagrancë, policia i ka bllokuar një pistoletë TT, si dhe një krehër me 7 fisheke, kaliber 7.62 mm, maska, doreza, veshja që ka përdorur në ngarjen e fundit.

Pas ekspertizës së pistoletës, rezulton se me këtë armë, Gusho ka kryer vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, vrasjen Leonora Kaloci dhe plagosjen e rëndë të shtetasit Skender Elmazi.

Policia bën të ditur se nga hetimi i kryer në orët e fundit, Gusho ka kryer edhe 15 vepra të tjera të rënda penale.

VIDEO: Kapet Gushi, grabiste Raiffeisen Bank, NBG Bank e Western Union

VIDEO: Policia e Shtetit: Ja krimet që ka kryer Viktor Gushi

VIDEO: Ministri i Brendshëm flet mbi vrasësin e NBG Bank

VIDEO: Viktor Gushi, profili që vrasësi kishte hapur në Facebook

VIDEO: Ja marrja në pyetje e Viktor Gushit dhe rrëfimi i tij

1.  Vjedhja me arme e një filjali banke, ndodhur me 20 Qershor 2008 ne sheshin Rilindja Tirane.

2. Vjedhja me arme e një filjali banke, ndodhur me 21 Nentor 2008 tek rruga 4-Deshmoret Tirane.

3. Vjedhja me arme e një filjali banke, ndodhur me 17 Prill 2009 tek ish restorant Durresi ne Tirane.

4. Vjedhje me arme e një filjali banke, ndodhur me 13 Nentor 2009 ne qytetin e Fierit.

5. Tentativa e vjedhjes me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, ndodhur me 28 Maj 2010.

6. Tentativa e vjedhjes me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, me pasoje plagosjen e rende te shtetases Vjollca Tobli, ndodhur me 07 Korrik 2010.

7. Vjedhja me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek stadiumi Dinamo, ndodhur me 19 Korrik 2010.

8. Vjedhje me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek shkolla e baletit, ndodhur me 30 Shtator 2010.

9. Tentative e vjedhjes me arme e filialit te postes shqiptare nr.31 tek Medrseja, me pasoje plagosjen e rende te shtetases Malva Dako, ndodhur me 12 Nentor 2010.

10. Tentative e vjedhjes me arme e postes shqiptare nr.3 tek Medreseja, ndodhur me 19 nentor 2010.

11. Vjedhja me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek stadium Dinamo, ndodhur me 13 Dhjetor 2010.

12.  Tentativa e vjedhjes me arme e pikes se grumbullimit te lekeve te faturave te Ujesjelles kanalizimeve dhe dritave tek stadium Dinamo, ndodhur 14 tetor 2011.

13.  Tentativa e vjedhjes me arme me pasoje vdekjen e shtetasit Rrapo Sinanaj tek rruga “Reshit Petrela”, ndodhur me 21 Tetor 2011.

14.  Vjedhja me arme e Uester Union tek stadiumi Dinamo, ndodhur me Nentor 2011,

15.  Vjedhja me arme e filialit te Raiffaisen Bank tek rruga e Dibres, ndodhur me 30 Janar 2012.

16.  Tentativa e vjedhjes me arme e filjalit NBG Bank tek sheshi “Shtraus” me pasoje vdekjen e shtetases Leonora Kaloci dhe plagosjen e rende te shtetasit Skender Elmazi,  ndodhur me 27 Mars 2112.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit