Transmetuar më 28-03-2012, 19:59

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kokoshkave.

Sipas një studimi të paraqitur në takimin e Shoqërisë Kimike Amerikane, ato të cilat kanë qenë gjithmonë të etiketuara si të dëmshme se të shëndoshin, në fakt janë ta pajisura me polifenole dhe anti-oksidantë, edhe më shumë nga sa përmbajnë frutat dhe perimet.

Joe Vinsion, nga universiteti ‘Scranton’ në Pensilvani, një pionier në analizën e komponentëve të pranishëm në çokollatë, arra apo ushqime të tjera, tha se polifenolet janë më të përqendruara në kokoshka, në krahasim me ato që gjenden në perime dhe në fruta.

Për më tepër, në kokoshka i lartë është edhe përqendrimi i fibrave. Me pak fjalë, kokoshkat meritojnë më shumë respekt, pasi janë ushqyese si të tjerët.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit