Transmetuar më 24-03-2012, 21:53

Shkup, 24 mars 2012 – Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka lëshuar 77 kallëzime penale ndaj individëve dhe grupeve kriminale që kanë gisht në incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni.

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se “do të procedohet penalisht të gjithë personat që kanë kryer incidente apo janë përfshirë në to gjatë periudhës së fundit dhe se institucionet nuk do të tolerojnë dhunuesit”, raportoi agjencia INA.

Jankullovska bëri me dije se MPB ka lëshuar 77 kallëzimeve penale për incidentet ndëretnike.

Ajo tha se dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk duhet të tolerohen.

Ministrja e Brendshme maqedonase kritikoi Gjykatën e Tetovës për lirimin e dy tifozëve të “Ballistave” të klubit të futbollit “Shkëndija”.

“Vendimi i kësaj gjykate është imitues për shkak se ata kishin sulmuar një pjesëtar policie, i cili ishte angazhuar për parandalimin e dhunës”, u shpreh ministrja e MPB-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit