Transmetuar më 12-03-2012, 02:07

Vaji i ullirit do të gjendet në të ardhmen në raftet e farmacive, teksa shkencëtarët zbulojnë përherë e më tepër veti bamirëse për shëndetin. Rruga është hapur ndërkaq nga tregu i Shteteve të bashkuara, ku "vajra ulliri të specializuara" gjenden tashmë në farmaci.

Një studim i një grupi të Universitetit të Athinës, me drejtues pedagogun e farmaceutikës Prokopi Magiati, mbi vetitë kuruese të vajit të ullirit në Greqinë Antike, dëshmoi se përtej vetive bamirëse që përmenden në proverbat popullorë, vaji i ullirit përmban antioksidantë, neuroprotective dhe kardioprotective, etj. "Zbulimi" i ri është substanca eleokanthal, që ka efekt të fuqishëm anti inflamator, të njëjtë me atë të medikamenteve dhe është kjo substancë që shkakton djegien në fyt dhe kjo dëshmon sipas prodhuesve se vaji është i mirë.

Dymijë vjet më parë, Dioskuridi, (mjek, farmacist dhe botanist që jetoi në shekullin e parë të erës sonë), rekomandonte vajin e ullirit si më të mirin për shëndetin e njeriut, sidomos për dhimbjen e dhëmbit apo të kokës, njëlloj si përdoren sot medikamentet klasike anti inflamatore.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit