Transmetuar më 10-03-2012, 08:44

Tiranë, 10 mars 2012, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 10 mars 2012.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Tenderë dhe korrupsion, 7 miliadë lekë të vjedhura”.

Disa tituj të tjerë janë; “Zabti deda rrëfen ofertën e shoferit të Gardës për vrasësin e të vëllait”.

“Heqja e imunitetit, Topalli: Mund të prekim Kushtetutën”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Ilir Meta: Qeveria të krijoi një ritëm të ri”.

Disa tituj të tjerë janë; “Franceska në BB, për të ndihmuar të dashurin që të dalë nga burgu”.

“Atentati, plagoset pronari i pikës së basteve”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Blofi i Gjykatës së Apelit me provat e FBI për 21 janarin”.

Disa tituj të tjerë janë; “Durrës, antidroga zjarr me trafikantin”.

“Kreu i LSI-së: Nuk kthehem më në kabinet”.

“Gazeta Shqiptare”  ka si argument kryesor; “Vizat amerikane, procedura për studentët dhe rinovimet”.

Disa tituj të tjerë janë; “Ekzekutuan biznesmenin, arrestohen dy vëllezër”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Ruli: Topi, aksion politik me Ramën”.

Disa tituj të tjerë janë; “Përzgjidhen dy projekte për bulevardin e ri”.

“Fatmir Xhafa: Cilësia e ligjit, më e rëndësishme se konsensusi”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Fushata PD-PS, zbulohen 724 emrat që sponsorizuan”.

Disa tituj të tjerë janë; “Zbulohet familja në Vlorë, Françeska e BB: I dashuri im është në burg”.

“Meta: Qeveria duhet të fitojë ritëm të ri, Islami kandidat i shkëlqyer për president”.

Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Kambanat për qeverinë në ikje”.

Disa tituj të tjerë janë; “PS mbledh tryezën për Shëndetësinë: Reforma për një sistem të kalbur”.

“Bashkimi Europian: Ndiqni rekomandimet tona që t’u mirëpresim”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al., mund të abonoheni duke na shkruar tek [email protected].

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit