Maqedoni, 6 mars 2012, NOA – Me rastin e 125 vjetorit të shkollës së parë shqiptare, Këshilli Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptar, organizon Konferencë shkencore me temë: “Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare”
Konferenca do t’i zhvillojë punimet në Qendrën Kulturore Informative në Shkup më 6 mars 2012 me fillim nga ora 11.00. Gjithashtu, më 7 mars 2012, me fillim në ora 19:00, në Shtëpinë e Armatës në Shkup, Këshilli Organizativ në bashkëpunim me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptar, organizon Akademinë Solemne me rastin e 125 vjetorit të Shkollës së parë shqipe.
Gjithashtu në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 7 marsin në kuadër të manifestimeve për 100 vjetorit, me fillim në ora 15:30 në Pallatin e Kulturës në Kërçovë, Komuna Osllomej do të ndan një mirënjohje për autorin e logos zyrtare për 100 vjetorin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, Zen Ballazhi, që ka prejardhje pikërisht nga kjo komunë.
INA/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd