Transmetuar më 01-03-2012, 00:44

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Z. Hasan Sevilir Asan ka vizituar të mërkurën zyrat e Anegino-s në Tiranë, një faqe interneit e cila ofron shërbimin e njoftimeve pvr punësim. Kreu i Projektit të Anegino-s, Onur Polat bëri një prezantim të detajuar rreth shërbimeve të Anegino-s për z Asan.

"Anegino është bërë një platformë efikase dhe shumë e vizituar nga shpalljet për punë në Shqipëri brenda disa muajve. Ne jemi të lumtur të shpallim këtë sukses" – përfundoi ai. Gjithashtu z. Polat falënderoi z.Asan për vizitën që nderoi ekipin e Aneginos.

Z. Asan ka treguar kënaqësi për suksesin e Anegino-s duke u shprehur: "Fakti që Anegino ofron shërbime në katër gjuhë, duke përfshirë edhe gjuhën turke është një shenjë e fortë e suksesit të Investimeve Turke. Jam i lumtur të shikoj këtë sukses edhe më tej".

Anegino është një web site ku bizneset në Shqipëri mund të publikojnë reklamat e tyre të punës dhe ku punëkërkuesit mund të aplikojnë tek reklamat e punëve me një klikim të vetëm dhe është bërë e njohur me shpejtësi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit