

Jeni në depresion? Fëmijët të janë mërzitur? Merr një qen!
Raca, madhësia dhe karakteri i tij, ndoshta nuk kanë fort rëndësi, por ajo që vlen më shumë në këtë rast është se ai do të jetë shoku juaj për shumë vite. Dhe se duhet të përshtatet me mënyrën tuaj të jetesës. Po si ta dini se do jetë ai i duhuri? Ja disa këshilla…
Për një njeri të vetmuar. Duhet të jetë një qen, i cili do të jetë më afër nevojave tuaja dhe mënyrës suaj të jetesës. Atëherë zgjidhja më e mirë është që të merrni një qen race sesa një bastard, i cili është më "krijues" dhe më i paparashikueshëm.
Për një familje. Qeni që ju kërkoni në një rast të tillë, duhet të jetë i lumtur dhe i gjallë, por gjithsesi jo shumë impulsiv. Jo shumë i vogël pasi fëmijët mund ta dëmtojnë pa dashje, por edhe jo shumë i madh pasi u bën dëm fëmijëve. Ndër idealet janë modelet Spaniel, Coker dhe Peishar, të përsosur për një familje me njerëz nga qyteti dhe gjithashtu shumë të rëndësishëm për jetën. Për një çift në qytet. Në këtë rast ne kemi nevojë për një qen që e do qetësinë e një banese, por edhe jetën e gjallë shoqërore të qyteteve. Që të jetë në gjendje të kalojë orë në apartament, kur çiftin e vizitojnë miq apo kur dalin të dy shëtitje në park. Parapëlqehen modelet e qenve Kufitarë, Boston Terrier dhe Carlino.
Për në fshat.
Këtu zgjedhja është shumë e gjerë. Nëse doni një qen manar apo si roje mbrojtës, mund të zgjidhni një qen race të madh, shumë inteligjent dhe i gatshëm për stërvitje. Racat e përshtatshme, Pastore tedesco, Boxer dhe Doberman.
Racat e egra. Janë një lloj kameleoni, duke iu përshtatur me sukses çdo konteksti. Përfshihen këtu racat e zagarëve dhe Labradorë. Janë inteligjentë, paqësorë dhe të respektueshëm.
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





