

Berat, 29 shkurt 2012, NOA – Pas aksidentit të disa ditëve më parë në Skrapar, ku një autobus devijoi rrugën duke rënë në kanal dhe duke plagosur tetë nxënës që kishte në bordin e tij, Policia e qarkut të Beratit ka ndërmarrë një sërë masash për kontrollin e automjeteve që transportojnë nxënësit e shkollave, por jo vetëm, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në kuadër të këtyre masave Policia rrugore e Beratit nisi tri ditët e fundit një aksion për kontrollimin e dokumentave përkatës si dhe ndaj automjeteve me xhama të errët.
Aksioni policor po kryhet kryesisht ndaj mjeteve të transportit publik e të transportit të nxënësve të shkollave.
Sakaq, drejtuesit e Policisë Rrugore të Beratit i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të pajisen me dokumentacionet përkatëse si dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aksioni i Policisë Rrugore po vijon në të gjithë qarkun e Beratit, në rrethet Skrapar, Poliçan e Kuçovë.
mit/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





