Transmetuar më 29-02-2012, 17:59

Bruksel, 29 shkurt 2012, NOA – Ndërsa në 1-2 mars pritet të mblidhet në Bruksel samiti i Këshillit Europian të liderëve të vendeve të BE-së me fokus situatën ekonomike në Europë, çështjet e punësimit, hapjet e vendeve të reja të punës, por edhe sfidat e zgjerimit të BE-së, Kryeministri Sali Berisha u nis pasditen e të mërkurës drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane (PPE), që do të nisë punimet të enjten, më 1 mars, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Samiti i PPE-ve bashkon kryetarë shtetesh dhe kryeministra, si dhe kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtare të Partisë Popullore Europiane, do të diskutojnë zhvillimin e një qasjeje të përbashkët të EPP-së mbi çështjet europiane, diskutime që i paraprijnë mbledhjes së Këshillit Europian.

Samiti do të moderohet nga Presidenti i PPE-ve Wilfried Martens.

Në këtë samit marrin pjesë Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjëa Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa etj., si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

mit/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit