Transmetuar më 29-02-2012, 14:41

Vlorë, 29 shkurt 2012, NOA- 5 vetë janë vënë në shënjestrën e policisë vlonjate, pasi akuzohen se kanë vjedhur 10 banesa në fshatin Vajzë të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al, se janë vënë në pranga Vitrin Çobaj, 28 vjeç, Foto Shahaj, 20 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim 17 vjeçari me iniciale G.H dhe 31 vjevvari Klodian Bregu, e në gjendje të lirë po ndiqet 15 vjeçari me iniciale K.C.

Mësohet se kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi nga hetimet e kryera nga ana e efektivëve të policisë rezulton se 5 të sipërpërmendurit janë autorë të vjedhjes së 10 banesave në fshatin Vajzë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit