

Tiranë, 29 shkurt 2012, NOA/ Arjola Ymeraj- Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Qeverisë, Kryeminsitri i vendit Sali Berisha tha se reformat në fushën e luftës kundër korrupsionit duhet të jenë proces i pandërprerë.
“Më duhet të përgëzoj Ministrinë e Arsimit e cila aplikoi për herë të parë në historinë e vendit provimin e shtetit dixhital, jashtë çdo lloj ndërhyrje dhe interference, jashtë çdo lloj praktike të përfolur korruptive. Ne duhet të bëjmë gjithçka zoti ministër për shtrirjen dhe ridimensionimin më të madh për shtrirjen e praktikave të provimeve dixhitale në sistemi universitar arsimor. Ky duhet të shërbejë si një nismë për ta shtrirë dora dorës në të gjitha universitetet shtetërore dhe private në vend”, u shpreh Berisha, raporton agjencia e lajmeve noa.al
Ai tha se Qeveria nuk do të rend pas rregullimeve të mëdha, dhe se do të rend pas transparencës më të madhe dhe në këtë aspekt zbatimi i këtij projekti përbën një arritje shumë të madhe, duke e konsideruar si hapin e parë të rëndësishëm bazë.
Sipas tij, duhet shtrirë kjo nisëm në të gjitha projektet dhe jo vetëm në projektet e profesioneve të rregulluara.
Në këtë linjë ai shtoi se, “Thirrja ime më miqësore për Rektorët dhe Dekanët që nisin detyrat të zgjedhur për herë të parë apo me mandate të rifreskuara ti vënë vetes detyrë për ta patuar si trashëgimi të tyre instalimin e strukturës së provimeve dixhitale në fakultete dhe degët që ta drejtojnë, do të jetë një kontribut kolosal për vendin”.
Në vijim Berisha theksoi se korrupsionin është një fenomen i përjetshëm pothuaj, që ka në themel genet e babëzisë së njeriut, pra ai mund të përballohet me sukses me një luftë konstante të pandërprerë dhe sidomos nëpërmjet dixhitalizimit.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





