Transmetuar më 29-02-2012, 10:30

Pogradec, 29 shkurt 2012, NOA- Një 35 vjeçar nga Pogradeci është shpallur në kërkim nga polica nën akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për noa.al, se i dyshuari është Dritan Shaban Lushka 35 vjeç, banues ne fshatin Bishnicë, pasi i ka bërë një atentat një bashkëfshatari.

Nga ana e policisë thuhet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, në rrugën Velçan – Bishnicë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 52 vjeçarin Flori.H, banues në fshatin Velçan, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë duke punuar me traktor në aksin rrugor Velçan – Bishnice, e për pasojë ka marrë plagë në pjesën e shpatullës dhe ndodhet ne spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit