Transmetuar më 28-02-2012, 22:43

Romë, 28 Shkurt 2012, NOA/ Rid Bulku- Donte të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij, por ajo e refuzoi.

Në atë pikë, burri, një 40 vjeçar brazilian e ka rrahur të shoqen, një 52 vjeçare bashkatdhetare dhe më pas ka abuzuar seksualisht mbi të duke e perdhunuar.

Autoritetet konfirmuan se 40-vjeçari është arrestuar nga karabinierët e lokalitetit Vittorio Veneto për dhunë seksuale dhe fizike të ushtruar ndaj të shoqes.

Personi në fjalë pohoi se ditën e djeshme tentoi në të gjitha mënyrat për të bindur bashkëshorten për një moment intim, por hasi vetëm refuzime.

Në një nga refuzimet e shumta vendosi të abuzonte si fizikisht ashtu dhe seksualisht, duke e detyruar të shoqen që t’i jepej atij seksualisht.

Gruaja u shtrua menjëherë në spital për të marrë mjekime, pasi një gisht i rezultoi i thyer dhe gjithashtu kishte marrë plagë të shumta në trup.

Në bazë të denoncimit të gruas, karabinierët më pas arritën të arrestonin dhe brazilianin.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit