

Yahoo dhe Facebook gjenden në mosmarrëveshje prej disa kohësh, kryesisht për arsye konkurruese.
Por tani sfida ka të ngjarë që të bëhet më e ashpër, pasi polemikat të lidhen me një çështje delikate të patentave.
Akuza është ngritur nga kompania Yahoo.
Edhe pse ende nuk është vërtetuar plotësisht, ajo lidhet me rreth 10-20 patenta që Facebook duhet t’i kërkojë asaj, t’ia marrë dhe t’ia paguajë.
Përndryshe do të jetë e pamundur që të vazhdojnë disa aspekte të punës së tyre.
Patentat në fjalë ishin të lidhura kryesisht për të teknologjinë e reklamave dhe faqet e personalizuara.
Yahoo nga ana e saj, ka kontaktuar Facebook dhe deri tani ka bërë vetëm një kërcënim: Ose të arrijnë një marrëveshje, ose do të shkojnë në gjykatë.
Nga ana e tij, Facebook, ka deklaruar se Yahoo duhej ta kishte njoftuar atë për problemin, më parë dhe jo kur doli në media, pa i lënë kohë kështu grupit të Mark Zuckerberg, apo mundësi, mbi shqyrtimin e çështjes.
E megjithëse nga Facebook, duket një bonsens për ta zgjidhur këtë problem, një shtrëngim duarsh nuk është i mjaftueshëm…
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





