Transmetuar më 28-02-2012, 12:40

Seychelles, 28 shkurt 2012, NOA- Costa Allegra një anije kroçierë thuajse e njëjtë me Costa Concordian ka lëshuar sinjalin e ndihmës.

Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, në bordin e saj ndodhen mbi 1 mijë vetë ndërsa një pjesë e saj u përfshi nga zjarri.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar në radhët e tyre, po se ngjarja ndodhi pranë ishujve Seychelles, gjatë orëve të vona të natës së lënë pas, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu makineritë e saj dukke bllokuar gjithë anijen.

Në ndihmë të saj janë nisur anije dhe helikopterë e fatmirësisht thuhet se nuk paraqitet rrezik për pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit