Transmetuar më 28-02-2012, 10:41

Tiranë, 28 shkurt 2012, NOA- Ish nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu e ka thirrur Kryeministrin e vendit për interpelancë.

Siç informon noa.al, interpelanca e kërkuar prej tij ka të bëjë me takimin mes kreut të Qeverisë dhe liderin e partisë greke Demokracia e Re Antonios Samaras, në mesin e muajit dhjetor.

“Kërkojmë të zbardhet takimi i Berishës me Antonio Samaras, të marrim vesh çfarë i kërkoi Samaras Berishës, çfarë pazari u bë dhe cilat qenë premtimet si dhe çfarë këmbeu Berisha për kufirin detar në kurriz të vendit”, u shpreh Spahiu.

Më tej ai shton se mafia serbe është infiltruar me kompanitë e kërkimit të naftës në jug.

Sipas tij Kryeministri Berisha është peng i të sotmes dhe të ardhmes së bashku me Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi janë anti-shqiptar.

Spahiu është zotuar se do mbytet lideri krokodil me lumin e votave kuqezi pasi ka ardhur koha të përmbyset qeveria antishqiptare.

Ai i ka konsideruar sulmet e Partisë Socialiste si frikë nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa theksoi se si PS dhe PD do mbesin në opozitë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit