Transmetuar më 28-02-2012, 09:28

Prishtinë, 28 shkurt 2012, NOA – Sot pritet të nis shqyrtimi kryesor për rastin e deputetit Fatmir Limaj në rastin e Kleçkës gjatë luftës së vitit 1999.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohet pranueshmëria dhe besueshmëria e dëshmive të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X. Në seancat e janarit dhe shkurtit, EULEX-i refuzoi kërkesën e mbrojtjes për pezullimin e prokurorit të rastit Maurizio Salustro përderisa këtij të fundit iu refuzua nga trupi i gjyqtarëve kërkesa për paraburgosjen e deputetit Limaj.

Deri në korrik tashmë janë planifikuar rreth 40 seanca gjyqësore. Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçka

NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit