

Siena, 27 shkurt 2012, NOA- Orë ankthi për familjen e një 17 vjeçare shqiptare e cila u rrëmbye me forcë nga ish i fejuari i saj, një 22 vjeçar shqiptar me banim në Itali.
Që nga ai moment nëna e vajzës nuk ka marrë asnjë lajm për të bijën dhe për këtë bëri një denoncim në policinë e Sienës ku dhe jeton familja e të rrëmbyerës në mënyrë të rregullt.
Siç informon noa.al, vajza ndodhej në një lokal nate kur u detyrua me forcë të hipte në një makinë duke u rrahur nga ish i dashuri i zemrës dhe duke u larguar me shpejtësi të madhe.
Nga ana e policisë thuhet se asnjë nga të pranishmit nuk ka arritur ta ndalojë ndodhinë dhe as të ndihmojë vajzën pasi ngjarja ndodhi shumë shpejt.
Lidhur me këtë ngjarje prej ditësh vijojnë hetimet nga policia e Sienas, ndërsa thuhet se autori i rrëmbimit ishte arrestuar 3 vite më parë për ndjekje e persekutim ndaj së njëjtës vajzë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





