Transmetuar më 27-02-2012, 20:17

Brescia, 27 shkurt 2012, NOA- Një dozë me kokainë e fshehur në çorapet e të birit dy vjeç, i cilësuar si një vend i sigurt dhe që nuk do ngjallte dyshime vuri në pranga një çift të rinjsh shqiptar, pasi policia e zbuloi vendin sekret të tyre.

Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, ngjarja në fjalë ndodhi në Chiari të Italisë, ku policia prangosi një çift shqiptarësh për trafikim të lëndëve narkotike.

Një patrullë e policisë po mbante nën vëzhgim një 25 vjeçar shqiptar nën dyshimin për aktivitete të paligjshme, teksa në makinën e tij takoi një qytetar breschian duke i dhënë një dozë kokainë.

Sapo pikasi ndërhyrjen e policisë, i riu nisi të vrapojë për tu larguar, por u përplas me një pemë dhe për rrjedhojë u arrit nga policia.

Menjëherë pas prangosjes ashtu siç e donte puna një kontroll i imtësishëm për mbajtjen e drogës u bë edhe në banesën e tij.

Bashkëjetuesja e shqiptarit një 20 vjeçare, fillimisht u mundua ti pengojë por menjëherë sapo hynë brenda banesë edhe pas kundërshtimit të saj, policia gjeti 23 doza kokainë.

Por nuk u ndal me kaq, një dozë prej 12 gramësh kokainë u gjet në çorapen e djalit të çiftit shqiptar vetëm 2 vjeçar, aty ku prindërit e tij e mendonin si vend të sigurt dhe se policisë nuk do i shkonte mendja.

Si rrjedhojë edhe nëna e vogëlushit u arrestua, e në banesë u gjet një sasi e konsiderueshme eurosh, ndërsa i mituri iu besua gjyshërve.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit