Transmetuar më 27-02-2012, 17:58

Tiranë, 27 shkurt 2012, NOA- Ministria e Punëve Publike dhe Transportit bën me dije se më datë 23 shkurt, në mjediset e saj u zhvillua procedura konkurruese për dorëzimin e ofertave (faza parakualifikim) për  kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë, (Forma BOOT).

Dokumentacioni i procedurës është përgatitur së bashku me konsulencën e dhënë nga

Korporata Financiare Ndërkombëtare Financiare (IFC).

Koncesionari do të jetë përgjegjës për:

– operimin dhe mirëmbajtjen e Autostradës;

– operimin dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës;

– funksionimin e një sistemi të hapur tarifash, mbledhjen e të ardhurave nga tarifat;

– punimet shtesë për stabilizimin e skarpatave dhe masa mbrojtëse për të parandaluar mbylljen e rrugëve, për përmirësimin e sigurisë në rrugë, dhe për të reduktuar gradualisht kostot e operimit dhe mirëmbajtjes së Autostradës.

Përveç kushteve të mësipërme, koncesionari, do jetë i detyruar të ndërmarrë punimet e mëposhtme për rehabilitimin dhe zgjerimin:

– ndërtimi i sheshit të pagesave, për një sistem "të hapur" tarifimi;

– instalimin e rrethimit përgjatë Autostradës;

– instalimin e ndriçimit në të gjitha kryqëzimet;

– ndërtimin e tre kryqëzimeve në segmentin e III-të të autostradës;

– ndertimin e kryqezimit në Kalimash;

– dublimi i segmentit të I-rë ( Milot- Rrëshen) të autostradës dhe

– ndërtimin e një ure të re të Drinit dhe tunelit vijues në Kukës.

Gjatë kësaj procedure depozituan dokumentacion 5 subjektet/bashkuesit ofertues.

Procedura e hapjes së ofertave dokumentacionit per parakualifikim u krye në prani të mediave, në një proces të qetë dhe transparent. Dokumentacioni do të vlerësohen bazuar në kriteret e përzgjedhur të përcaktuar në dokumentacion standart të kësaj procedure për fazën parakualifikim. Njoftojmë, se në përputhje me ligjin “Për Koncesionet’, të ndryshuar, VKM Nr.874, datë 14.12.2011 dhe VKM nr. 27, datë 19.1.2007, “Për miratimin e rregullave të vleresimit dhe të dhënies se koncesioneve’’,

Siç informon agjencia e lajmeve noa.al, Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e ofertave të paraqitura brenda datës 23 mars 2012 dhe autoriteti do të ndjekë procedurat e parashikuara konform ligjit në fuqi.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit