Transmetuar më 27-02-2012, 17:47

Tiranë, 27 shkurt 2012, NOA- Pastrimi i Lumit të Lanës ka vënë në lëvizje Bashkinë e Tiranës e cila nëpërmjet një aksioni ka nisur pastrimin përgjatë gjithë vijës së tij.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, Drejtoresha e Ndërmarrjes nr 2 Luzhiana Abazi tha sot për mediat se aksioni është shtrirë përgjagjë gjithë vijës së lumit për ta pastruar atë nga papastërtitë.

Sipas zonjës Abazi, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë vendosur edhe zgara metalike përgjatë rrjedhës së lumit për të ndaluar mbeturinat të përshkojnë lumin, ndërsa u ka drejtuar një apel qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në Lumin e Lanës në mënyrë që të parandalohet situata e vështirë që ka qenë në të kaluarën.

“Është duke u pastruar Lana që në burimin e saj, deri ku mbaron, në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Ky është aksion i cili do të jetë në vazhdim, sa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, po ashtu dhe vendosjes së kapakëve të pusetave apo meremetimit në përgjithësi të gjithë rrugëve të 11 njësive bashkiake të Tiranës”, u shpreh Abazi.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit