

Prishtinë, 27 shkurt 2012, NOA – Kur protestuesit e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar marrëveshjen Prishtinë-Beograd për përfaqësimin rajonal të Kosovës, ku është përfshirë edhe rezoluta 12 44, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka refuzuar peticionin e Vetëvendosjes i firmosur nga 15 mijë qytetarë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme debati mbi këtë temë në Kuvendin e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi theksoi se të drejtën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme e kanë vetëm Presidentja, Kryeministri si dhe deputetët, përmes një kërkese me 40 firma.
Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi u shpreh se legjislativi i vendit nuk ka asnjë dokument të marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke nënvizuar se interpretimin e saj ka të drejtë ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Protesta e Vetëvendosjes e cilësuar si e paligjshme nga Policia e Kosovës, nisi në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, mu përballë godinës së qeverisë.
Sipas Vetëvendosjes protestës i janë bashkuar qindra protestues, 600 sipas Vetëvendosjes.
Lëvizja bën me dije se “Paraprakisht policia e Kosovës ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast”.
Kjo protestë ka për qëllim të pezullojë punën e ekzekutivit të Kosovës, tha më herët sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
Protestuesit e Vetëvendosjes kanë hequr pengesat e vëna nga Policia në “Sheshin Skënderbeu” të Prishtinës, që i ndanin ata nga ndërtesa e Qeverisë.
Në krye të protestuesve është edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Protestuesit e grumbulluar kanë hedhur parrulla të tilla si “Me Hajna nuk ka shtet”, “Kush e jep Republikën, Hashim Thaçi, kush e mbron Republikën, populli”, “Poshtë Thaçizmi”, “Republikën Kosovës, Borkon-Editës”, citon KTV. Protesta paqësore e Vetëvendosjes është paralajmëruar të zgjasë deri në orën 16:00.
mit/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





