

Tiranë, 27 shkurt 2012, NOA – Albulena duket e mërzitur dhe thërret Gracianon për të biseduar me të. Të dy qëndrojnë shtrirë në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të flasin për banorët e tjerë. Albulena thotë se është e zhgënjyer nga disa prej banorëve dhe Graciano e pyet për t’i treguar më tepër detaje.
Albulena fillimisht i thotë Gracianos se e thirri vetëm për të biseduar me të, por Graciano i thotë se ajo duket e mërzitur. Albulena thotë se nuk është e mërzitur, por vetëm ndjehet pak e zhgënjyer. “po zhgënjehem nga shumë veta që i kam pas për zemër” thotë Albulena. Graciano e pyet “nga kush për shembull?” dhe Albulena i përgjigjet “Anilën s’po e njoh më”. Albulena thotë se Anila ka ndryshuar në mendime, por edhe Erjoni është një tjetër që e ka zhgënjyer. Më tej ajo thotë se kur të vijë momenti këtë do t’ua thotë edhe atyre, transmeton TCH.
Ata bëjnë thashetheme edhe për Gentën. Albulena i thotë se ndjen keqardhje për Gentën. “E shoh që është brenda keq, ndjehet shumë keq” thotë Albulena dhe Graciano pohon të njëjtën gjë. Më pas ata komentojnë edhe konkurentë të tjerë të shtëpisë. Graciano flet edhe për Liamin, për Edin dhe Flarianin. Ai thotë se kur ata të duan lojë, debate, zënka etj, ai do t’i bëjë të gjitha. Graciano thotë se Flori është një nga konkurentët që ende është në “gjumë”.
Ndërsa flet me Albulenën pranë Gracianos vjen edhe Genta dhe biseda e tyre ndryshon. Nga ana tjetër shumë prej konkurrentëve ndodhen në pishinë dhe argëtohen. Më pas të gjithë shkojnë në dhomën e ndenjes dhe pas darkës fillojnë të mendojnë që të luajnë përsëri.
NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





