Transmetuar më 26-02-2012, 19:53

Fier, 26 Shkurt 2012 NOA – “Vangjeli është plagosur gjatë përpjekjeve për të shpëtuar të riun i cili mbetu në puset pasi u asfiksua nga tubi i gazit. Nuk është e vërtetë se ai ka shkuar për të vjedhur”. Kështu kanë deklaruar familjarët e 53-vjeçarit Vangjel Proka, i cili u plagos në orët e para të ditës së sotme nga gazi.

Ngjarja ndodhi sot në lagjen Sheq të Fierit kur sharrimi i një tubi gazi i shkaktoi vdekjen 22-vjeçarit Julian Plepi dhe plagosi Vangjel Prokën.

Dy personat u gjetën nga disa punëtorë të sektorit të naftës të cilët lajmëruan policinë. Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Pas hetimeve të para, raporton noa.al, policia e Fierit deklaroi se viktima dhe i plagosuri dyshohet se kanë shkuar për të vjedhur tubat e gazit për të cilat kishin menduar se nuk ishin funksionale.

Në pusetë ka hyrë i riu i cili ka sharruar tubin e gazit ndërsa ka gjetur vdekjen  nga asfiksia. Gazi ka plagosur rëndë 53-vjeçari i cili ndodhej jashtë pusit.

Familjarët e të plagosurit reaguan menjëherë duke u shprehur se Vangjeli nuk ishte hajdut ai kishte tentuar të shpëtonte 22-vjeçarin por nuk ia kishte dalë. Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit