Transmetuar më 26-02-2012, 13:15

Fier, 26 shkurt 2012, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Të nisur për të fituar e të dalë me një humbje shumë të rëndë, njëri i ikur pa kthim nga kjo jetë, e tjetri i mbajtur në jetë me mundim.

Janë këta dy protagonistët e ngjarjes së rëndë që preku qytetin e Fierit mesditën e sotme, ku dy të rinj po tentonin të prisnin disa tubo hekuri për ti shitur për skrap, por njëri prej tyre gjeti vdekjen si rrjedhojë e shpërthimit të tubave të gazit në afërsi të fshatit Sheq.

U përfol si një rrjedhje gazi brenda fabrikës së tullave, por ka qenë policia ajo që ka zbardhur rrethanat e para të ngjarjes.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lumit Seman në një pusetë ku kalonin tubacione gazi, ku viktima 22 vjeçari Ilmi Xhepi dhe i lënduari tjetër me iniciale V.P, 19 vjeç kanë nisur të presin me sharrë tubacionet e gazit pa ditur se ç’kishte brenda tyre e pa ditur se ato tubacione ishin në punë, e padija e tyre si dhe nevoja për të përfituar lek nga shitja e hekurave i mori jetën në vend 22 vjeçarit, ku presioni i gazit e la pa frymë.

Nga ana e policisë sqarohet se ata nuk ishin punonjës as të mirëmbajtjes e as të fabrikës që ndodhej aty pranë, por nevojtarë, a ndoshta hajdutë profesionistë të cilët fitimin që prisnin do nxirrnin nga shitja e tubove vrastare e paguan me çmim shumë të shtrenjtë.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit