

Fier, 26 shkurt 2012, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Fierit si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit në një fabrikë.
Sipas të dhënave paraprake siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja në fjalë ka ndodhur në një fabrikë tullash në Sheq të Fierit ku një person ka gjetur vdekjen i asfiksuar nga gazi dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.
I lënduari është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën e mjekëve, ndërsa për fatkeqin e kësaj ngjarje 22 vjeçarin me iniciale J.P, nuk ka patur ç’të bëhet, pasi ka humbur jetën në vend.
Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet, ndërsa thuhet se rrjedhja e gazit ka ndodhur teksa dy të dëmtuarit po prisnin një tub gazi në fabrikë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





